NGJARJA E PAZAKONTË/ Dënohet gruaja që i preu penisin të dashurit me gërshërë krasitjeje – AlpeGossip
NGJARJA E PAZAKONTË/ Dënohet gruaja që i preu penisin të dashurit me gërshërë krasitjeje

NGJARJA E PAZAKONTË/ Dënohet gruaja që i preu penisin të dashurit me gërshërë krasitjeje

Pasi mori vesh se i dashuri i kishte treguar videon e tyre të seksit shokëve, një grua nga Argjentina i preu penisin me ndihmën e një palë gërshërëve që përdoren për krasitjeje. Ajo u dënua dje me 13 vite heqje lirie.

Brenda Barattini, 28 vjeçe, kërkoi falje në prani të gjykatës nëntorin e 2017-s dhe u shfaq e penduar për krimin e kryer ndaj të dashurit të saj 42-vjeçar.

Juria e shpalli fajtore për vrasje të mbetur në tentativë.

“Kërkoj drejtësi. Kam shkatërruar jetën time, tani dua të jetoj si normalisht,” tha Barattini para se të dënohej.

Viktima e identifikuar si Sergio F, tha se ai dhe Barattini po bënin seks kur ajo i tha se kishte përgatitur një surprizë. Ajo i mbuloi sytë me një maskë dhe i preu 90% të penisit.

“Më dukej sikur do të vdisja. S’e dija që ma kishte prerë,” tha ai në dëshminë e tij. “S’shihja asgjë. U përpoqa të ngrihesha, vesha pantallonat dhe mora telefonin që të telefonoja ambulancën. Doja të largohesha, por ajo më fyente. Më kapi nga bluza, flokët, s’më linte të ikja.”

Barattini, arkitekte, tha se i dashuri e trajtonte si trofe dhe se i shkatërroi jetën kur i tregoi shokëve videon e seksit që kishin filmuar bashkë.

“Ai dhunoi intimitetin, jetën dhe karrierën time. Rrënoi gjithçka,” tha ajo.

Barattini është quajtur Lorena Bobbitt argjentinase. Bobbitt, amerikane, u bë e famshme në vitin 1933, pasi i preu penisin bashkëshortit me një thikë gatimit.