Pushimet me fëmijët: ëndërr apo makth? Përgjigjen më të bukur e jep Ermal Mamaqi.
Ermali është kthyer pas në kohë, me një foto ku shihet pranë Amit dhe Joelit tre vite më parë. Një kujtim i shkëputur nga pushimet dimërore, ku në sfond dallohet bardhësia e borës…por që Mamaqit nuk i hiqet ky episod nga mendja për një arsye në veçanti. “Mezi pres të mbaroj pushimet që të shplodhemi”, ka shkruar Ermali me humor, duke përmendur gjithë vëmendjen e mundshme që marrin vogëlushët në raste si këto.
Nuk ka munguar asnjë koment nga Ami, e cila ka shkruar: “Imagjino ç’do thuash tani me dy”. Epo, vetëm prindërit mund ta kuptojnë Ermalin dhe Amin në këtë rast! /News31.al