“MENDO Ç´TË DUASH…”/ Fation Kuqari tregon të vërtetën e marrëdhënies me Trejsi Sejdinin – AlpeGossip
“MENDO Ç´TË DUASH…”/ Fation Kuqari tregon të vërtetën e marrëdhënies me Trejsi Sejdinin

“MENDO Ç´TË DUASH…”/ Fation Kuqari tregon të vërtetën e marrëdhënies me Trejsi Sejdinin

Sa ishte pjesë e “Për’puthen” Fation Kuqari ishte një nga djemtë më të preferuar nga vajzat. Mirëpo ai nuk arriti të gjente dashurinë dhe shpirtin binjak brenda programit dhe para disa javësh vendosi të dorëhiqej. Fationi u shpreh se kishte menduar prej kohësh të linte programin dhe se nuk mund të vazhdonte më tej të bëhej pjesë e hipokrizive.

Mirëpo menjëherë pas emisionit të gjithëve ju tërhoqi vëmendjen një lidhje e ngushtë mes tij dhe Fifit. Këta të dy u shfaqën bashkë në rrjete sociale, por më vonë u zbulua se ata do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin për këngën e re të Fifit dhe se nuk kishte diçka më shumë. Historia e me Fifin u mbyll me kaq, por më pas fansat nisën të preokupoheshin për një tjetër vajzë të njohur.

Fationi i bëri një koment modeles Trejsi Sejdini në Instagram dhe të gjithë nisën të dyshonin se mes tyre po lind diçka.

Fationi i shkroi Trejsit “O fëmijë i llastuar“, ndërsa ajo publikoi një video super seksi të sajën, teksa ia ktheu: “Bebwww praa“.

Mirëpo dhe me Trejsin këto nuk kanë qenë ngacmime, sepse Fationi ka treguar se e ka thjesht mikeshë të mirë. I ftuar në emisionin “Expuls” ish-konkurrenti i “Për’puthen” është shprehur se si Fifin dhe Trejsin i ka shoqe, pavarësisht se njerëzit nuk e besojnë. Ndaj ai i ka lënë të lirë të gjithë të mendojnë çfarë të duan për marrëdhënien që ka me dy vajzat e njohura.

“I kam të dyja shumë mikesha…. (hesht). Unë të them dhe po dhe jo, ti prap do dyshosh. Unë them i kam mikesha, mendo ç’të duash. Unë mund të them që e kam dhe të dashur ose grua, ose diçka tjetër, ti prap do dyshosh”, u shpreh Fationi.