“Dita Botërore e Diabetit”/ Ja disa këshilla për tu ushqyer shëndetshëm – AlpeGossip
“Dita Botërore e Diabetit”/  Ja disa këshilla për tu ushqyer shëndetshëm

“Dita Botërore e Diabetit”/ Ja disa këshilla për tu ushqyer shëndetshëm

14 nëntori në mbarë botën njihet si ‘Dita Botërore e Diabetit’, kur të gjithë duhet të tregojnë më shumë kujdes dhe vëmendje ndaj kësaj sëmundje. Të parët duhet të jenë prindërit ata që duhet të kujdesen për ushqimin e fëmijëve të tyre, sepse dita-ditës po shtohet numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga diabeti. Megjithatë ka disa mënyra që mund ta mbajnë diabetin nën kontroll ose ta parandalojnë atë si ushqyerja e shëndetshme, stërvitja dhe ilaçet. Ushqyerja e shëndetshme është faktori kryesor që ndikon drejtpërdrejtë tek diabeti ndaj më poshtë do të gjeni disa këshilla shumë të vlefshme.

1. Shmangni ushqimet e shpejta pa vlerë. Ndonjëherë është e vështirë t’i shmangësh plotësisht, por të paktën konsumoni më pak të tilla ushqime si patatet e skuqura, ëmbëlsirat, biskotat.

2. Mos konsumoni pije të gazuara dhe çokollata. Gjithashtu edhe lëngjet e frutave në karton nuk duhet t’i pini.

3. Është e rëndësishme të konsumoni frutat e plota dhe jo si pije, sepse pijet janë sheqerna në formë lëngu që rrisin më shumë nivelin e sheqerit në gjak.

4. Përfshini në dietën tuaj patjetër arrat dhe bajamet.

5. Patatet e ëmbla janë të pasura me kalium, ulin presionin e gjakut dhe janë shumë të shëndetshme. Diabetikët duhet ta limitojnë duke konsumuar copa të vogla herë pas here.