HAPJE MADHËSHTORE E SEZONIT/ Publiku emocionon Aurela Gaçen – AlpeGossip
HAPJE MADHËSHTORE E SEZONIT/ Publiku emocionon Aurela Gaçen

HAPJE MADHËSHTORE E SEZONIT/ Publiku emocionon Aurela Gaçen

Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe është shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, të cilin ka ditur si ta bëjë për vete me zërin unik që e karakterizon. Ajo e ka nisur sezonin me koncerte live të njëpasnjëshme, që i kanë mundësuar të jetë sa më pranë fansave.

Së fundmi Aurela ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit dhe ka treguar pritjen madhështore që i bën publiku sa herë që ajo del në skenë. Këngëtarja ka kënduar këngën ‘Fati ynë shpresë dhe marrëzi’, dhe gjithë publiku e ka shoqëruar duke treguar që e kanë memorizuar çdo fjalë të saj.

Publiku tregohet shumë mbështetës ndaj Aurelës dhe ajo sigurisht që ndihet shumë e dashur dhe e vlerësuar. “A ka më bukur se zëri juaj? Kështu e hapëm sezonin e ri”, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar.