QUAN BASHËN KRYETAR KUVENDI/ Ilda Bejleri bën gafën e madhe në mes të emisionit – AlpeGossip
QUAN BASHËN KRYETAR KUVENDI/ Ilda Bejleri bën gafën e madhe në mes të emisionit

QUAN BASHËN KRYETAR KUVENDI/ Ilda Bejleri bën gafën e madhe në mes të emisionit

Siç dihet, pas largimit nga ‘Digitalb’ moderatorja e njohur Ilda Bejleri mori drejtimin e emisionit ‘Proçesi Sportiv’ krah Edi Manushit në Top Channel. Mbrëmjen e djeshme të ftuar në studio ishin Redi Jupi, Gezim Sinemati, Alesia Bami, Lorenc Jemini, Ervin Salianji, Armand Sallabanda, Iva Xhelili dhe Ledio Lako.

Gjatë emisionit, Ilda i ka drejtuar fotografit Armand Sallabanda një pyetje që ka përfunduar duke e vendosur atë në siklet në mes të emisionit. Moderatorja e ka pyetur se kë do të zgjidhte nga Parlamenti, për të bërë disa fotografi, një femër dhe një mashkull. Armandi është përgjigjur se do të zgjidhte kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. “Mashkull do të zgjidhja kryetarin e Kuvendit, sepse ka karakteristika tipike shqiptare”, tha ai.

Ndërkohë Ilda ka ndërhyre duke thënë ‘Aaa Basha’, dhe fotografi për të zbutur disi gafën e saj e ka përsëritur dhe njëherë që e kishte fjalën për kryetarin e Kuvendit. Moderatorja e ka kapur gabimin dhe menjëherë shton që mendoi se mos kishte thënë për kreun e PD-së.