I THA IK PIRDHU/ Donaldit nuk i del e keqja me Arjolën: Çfarë gruaje je, të ka hije? – AlpeGossip
I THA IK PIRDHU/ Donaldit nuk i del e keqja me Arjolën: Çfarë gruaje je, të ka hije?

I THA IK PIRDHU/ Donaldit nuk i del e keqja me Arjolën: Çfarë gruaje je, të ka hije?

Mes Donaldit dhe Arjolës ka pasur debate të forta dhe me tone të ashpra gjatë këtyre ditëve të fundit. Madje edhe gjatë spektaklit të së martës situata u tensionua shumë.

Edhe pse Arbana apo edhe opionionistët u thonin që të ulnin tonet, ata vijonin po njësoj. Së fundmi, aktori i humorit ka folur me Beatrixin në lidhje me këtë situatë.

Veshaj është shprehur se e respekton Arjolën për moshën e për faktin se është nënë, mirëpo ajo nuk ia kthen me të njëjtën monedhë. Sipas Donaldit, aktores së njohur nuk i kanë aspak hije fjalët dhe epitetet që përdor.

“Asaj (Arjolës) nuk arrita t’i thoja asgjë. Po të vesh epitete ti grua të thuash “Ik pirdhu”? Kush je ti? Ça je ti? Ça gruaje je ti? Të ka hije? Ti njeriu që do të japësh mesazhe? Të ka hije? Po të thuash “miush, miush”? Po të them unë një super epitet që e kam në mendje për ty? Unë se bëj veten. Unë respektoj moshën, respektoj pozicionin, respektoj faktin që je nënë, që po të shikojnë fëmijët e tu. Po ti nuk logjikon për mua, pse duhet të logjikoj unë për ty?”, është shprehur ai.