“KA KALUAR KOHË DERISA…”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar nga partneri – AlpeGossip
“KA KALUAR KOHË DERISA…”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar nga partneri

“KA KALUAR KOHË DERISA…”/ Këngëtarja shqiptare rrëfen si është keqtrajtuar nga partneri

Këngëtarja nga Kosova, Ana Kabashi, ka hapur zemrën duke rrëfyer një eksperiencë të trishtë me ish-të dashurin. Teksa fliste për rastin e Marigonës, 18-vjeçares që u vra nga partneri, Ana ndau një pjesë historie nga jeta e saj.

Këngëtarja tregoi në “ATV” se si ishte “verbuar” nga dashuria sa kishte qenë në gjendje të duronte e të arsyetonte veprimet e ish-të dashurit.

“Ka kaluar kohë derisa e kam kuptuar, sepse kam hyrë në atë rolin që duhet t’ja dëshmoj që e dua atë njeri. Ndonjëherë aq shumë e do sa nuk sheh, i arsyeton ato të këqijat, tërë kohën e arsyeton. E në momentin e parë që ti ia sheh këto të këqija, mendon që diçka s’është në rregull, dëgjoje zemrën se nuk të gënjen kurrë. Të shkon pak gjatë por nuk je vetëm. Ka djem të mirë, ka çika të mira, testoje, ndaju njëherë me të dhe shikoje. Jeta vazhdon edhe tutje. Nuk ke nevojë me kalu me dikë që nuk të bën të ndihesh mirë, që të bën të ndihesh se ti je e zonja, se ti e meriton me qenë e lumtur. Më ka prekur shumë. Ka shumë vajza të tilla tek ne”, u shpreh ajo.