HORROR/ Nëna me të dashurën tredhin dhe i presin kokën 9-vjeçarit se i ngjante babait – AlpeGossip
HORROR/ Nëna me të dashurën tredhin dhe i presin kokën 9-vjeçarit se i ngjante babait

HORROR/ Nëna me të dashurën tredhin dhe i presin kokën 9-vjeçarit se i ngjante babait

Një krim makabër ka tronditur Brazilin. Një nënë dhe e dashura e saj vranë djalin 9-vjeçar, sepse i ngjante babait.

27-vjeçarja Rosanna Kandidos dhe 28-vjeçarja Kassila Pessoa fillimisht e tredhën të miturin dhe më pas i prenë kokën.

Detajet tronditëse tregojnë se dy gratë ishin të lodhura dhe bezdiseshin kur shikonin fytyrën e 9-vjeçarit.

Vogëlushi jetonte me nënën Rosanna Kandidos pesë vitet e fundit, pasi babai i tij humbi kujdestarinë.

Dy gratë u përpoqën të fshihnin gjurmët e krimit duke prerë trupin e 9-vjeçarit dhe vendosur në një valixhe që tentuan ta hidhnin.

Policia gjeti dy valixhet me pjesët e trupit të djalit në banesës kur ata jetonin.

27-vjeçarja i tha policisë se djali ishte një barrë dhe pengesë për marrëdhënien e saj me Pessoa, e cila ishte po ashtu nënë e një vajze 9-vjeçare e marrë nën kujdesin e punonjësve socialë.