Këngëtari Redon Makashi është treguar gjithmonë shumë hermetik rreth jetës së tij private, por kemi të reja. Ai i ka dhënë fund beqarisë me balerinën dhe koreografen Rexhina Çuko.
Lajmi është bërë i ditur nga miq të dyshes për “Intervista.al”, e cila ka siguruar një foto ku Redoni shihet krah partneres. Në gishtin e saj dallon dhe unaza e fejesës.
Kujtojmë se dy vite më parë Redoni zbuloi se ishte i dashuruar, por nuk zbuloi emrin e identitetit të gruas që i kishte rrëmbyer zemrën.