Mbrëmjen e kaluar në Amfiteratrin e Tiranës është organizuar një mbrëmje speciale në nder të 30-vjetorit të krijimit të “Elita 5”. Koncerti madhështor ka mbledhur admiruesit e muzikës së grupit të njohur dhe të gjithë kanë shijuar orët nën tingujt e hiteve ndër vite. Të pranishëm në koncert ishin edhe Erion Veliaj me bashkëshorten e tij.
Kryebashkiaku i Tiranës ka publikuar foto nga koncerti ku ka rënë në sy edhe prania e Ajolës e cila është në formë të shkëlqyer në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
Koncerti i grupit të njohur sipas Veliajt ka rezultuar një sukses dhe mbrëmja do të mbahet mend gjatë.