KUR DO TA SHOHIM? Lindita Halimi sqaron pse nuk ia tregon fytyrën vajzës (FOTO) – AlpeGossip
KUR DO TA SHOHIM? Lindita Halimi sqaron pse nuk ia tregon fytyrën vajzës (FOTO)

KUR DO TA SHOHIM? Lindita Halimi sqaron pse nuk ia tregon fytyrën vajzës (FOTO)

Lindita Halimi dhe partneri i saj, Davon Edwards, mirëpritën vajzën e pagëzuar me emrin Kaimana më 11 mars. Vetëm një ditë pasi u bë nënë, këngëtarja e njohur shqiptare ndau foto të vogëlushes, por gjithmonë duke ia mbuluar fytyrën.

Edhe ditën e djeshme, Lindita publikoi një video në Instagram, ku tregoi trupin e vajzës, por jo fytyrën. Dhe një prej ndjekëseve të saj është bërë kurioze për të ditur se, kur do ta shohim imazhin e plotë të Kaimanas.

Komentuesja mes të tjerash e pyet: “Kur do ta kemi fatin që ta shohim edhe fytyrën e vockël të saj?”.

Këngëtarja i është përgjigjur se shumë shpejt do të mund të shohim se kujt i ngjan vogëlushja.

“Së shpejti do të publikoj dhe fytyrën e saj engjëllore! Për momentin është shumë e vockël, vetëm 8 ditëshe! Sapo të mbush dhe pak ditë do t’ua prezantoj”, shkroi Halimi.

Pak ditë më parë lidhur me regjimin pas lindjes, Lindita tregoi se do t’i rikthehet stërvitjes pas 3 javësh.