NGA FANTAZMAT TEK SUPERHERONJT/ Zbuloni si zgjodhën të maskohen VIP-at këtë Halloween (FOTO) – AlpeGossip
NGA FANTAZMAT TEK SUPERHERONJT/ Zbuloni si zgjodhën të maskohen VIP-at këtë Halloween (FOTO)

NGA FANTAZMAT TEK SUPERHERONJT/ Zbuloni si zgjodhën të maskohen VIP-at këtë Halloween (FOTO)

Disa kanë zgjedhur të kthehen në meshkuj, në fantazma, në pleq apo në superheronj. Kur je person i njohur, zgjedhja e veshjes së Halloween merr vëmendje të madhe prandaj duhet një paraqitje spektakolare.

Këtë vit, disa emra të njohur u komentuan për mirë rreth maskimit për Festën e Halloween.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u maskua si kolegu i saj, këngëtari Post Malone.

Harry Styles u kthye në vitet 1975 kur Sir Elton John dhuroi një performancë madhështore në stadiumin e Dodgers.

Perrie Edwards, një prej këngëtareve të grupit Little Mix zgjodhi të maskohej si emri i frikshëm i filmave të animuar, Ursula.

Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner u paraqit në festë e veshur si Fembot, personazh i filmit ‘Austin Powers’ që doli në kinema në 1999.

Ndërkohë, ajo që quhet mbretëresha e kostumeve të Halloween nuk ka munguar as këtë vit. Heidi Klum, ish-modelja e famshme zgjodhi të maskohej si personazhi Jessica Rabbit, si një grua e moshuar dhe si një majmun.

Për maskimin si e moshuar, Heidi zbulon se iu deshën 10 orë punë.