“BEBE REXHA BËN HISTORI”/ Këngëtarja shqiptare e emocionuar për suksesin e këngës së saj – AlpeGossip
“BEBE REXHA BËN HISTORI”/  Këngëtarja shqiptare e emocionuar për suksesin e këngës së saj

“BEBE REXHA BËN HISTORI”/ Këngëtarja shqiptare e emocionuar për suksesin e këngës së saj

Në tetor të vitit të kaluar këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha në bashkëpunim me grupin e muzikës “country” hodhën në treg këngën “Meant To Be”. Në fakt në fillim u duk se bashkëpunimi mes artistëve ishte disi i çuditshëm, por rezultoi mjaft i suksesshëm. Bebe dhe Florida Georgia Line vinin nga dy rryma muzikore të ndryshme, megjithatë ata ditën si të nxirrnin më të mirën. Madje kënga e tyre po bën histori, duke u renditur për një kohë të gjatë në këngët më të dëgjuara të muzikës “country”.

Kjo gjë e ka emocionuar shumë këngëtaren shqiptare dhe për këtë arsye nuk ka nguruar ta ndajë gëzimin e saj me të gjithë ndjekësit në “Instagram”.”Meant To Be” ishte diçka e papritur. Nuk e mendoja asnjëherë se një vajzë nga New York City që është rritur me muzikën pop do të përfshihej në botën e muzikës country. Më duhet të falënderoj për këtë gjë bashkëpunuesit Florida Georgia Line që kanë hapur botën time dhe më mësuan të besoja. Jam e lumtur që mund të bëjë muzikë që më jep mundësinë të shtyjë limitet dhe veten time. Jam e lumtur për të gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i muzikës country. Nuk mund ta pranoja asnjëherë këtë moment nëse nuk do t’u jepja nderimet e mia këngëtarëve të muzikës country që kanë influencuar tek unë. Johnny Cash, Dolly Parton, Taylor Swift, Carrie Underwood dhe shumë të tjerë. Kjo do të thotë të shkruash me gjithë zemër dhe të thyesh barrierat”, – ka shkruar Bebe në “Instagram”.