ERA ISTREFI I “VË FLAKËN”ZVICRËS/ VIDEO e këngëtares duke bërë twerk në skenë po bën xhiron e rrjetit – AlpeGossip
ERA ISTREFI I “VË FLAKËN”ZVICRËS/ VIDEO e këngëtares duke bërë twerk në skenë po bën xhiron e rrjetit

ERA ISTREFI I “VË FLAKËN”ZVICRËS/ VIDEO e këngëtares duke bërë twerk në skenë po bën xhiron e rrjetit

Pas shkëputjes së saj relativisht të gjatë nga tregu muzikor shqiptarë, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenë.

Së fundmi këngëtarja e njohur ka zhvilluar një koncert në Zvicër. Era ndër të tjera në koncert ka performuar dy hitet e saj të fundit, duke e elektrizuar atmosferën. Performancën e saj, Istrefi e ka shoqëruar edhe me kërcim ku në një moment i ndezi fansat duke bërë “twerk” në skenë.

VIDEO

Të pranishmit janë argëtuar shumë me këtë moment duke e brohoritur Erën. Një nga fanset e pranishme në klub, e ka filmuar momentin e “nxehtë”, dhe e ka postuar në instagram më pas. Edhe vetë këngëtarja e ka bërë ripost videon, duke lënë të kuptohet që të gjithë e kanë shijuar atmosferën.

Ju kujtojmë që dy javë më parë ish-fotografja e Era Istrefit, Lena Nikolaj e cila jeton në SHBA ka deklaruar për “ABC e Mëngjesit”, se ka punuar me orë të gjata me Erën dhe pagesa nuk ishte shumë mirë. Në deklaratën e saj ajo u shpreh se ishte ky momenti kur reflektoi dhe vendosi të eksploronte më tepër.

“Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola.

Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë.

Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu”, u shpreh ajo.