HABIT ME DEKLARATËN/ Zhaklina: Kristi nuk është… – AlpeGossip
HABIT ME DEKLARATËN/ Zhaklina: Kristi nuk është…

HABIT ME DEKLARATËN/ Zhaklina: Kristi nuk është…

Zhaklin Lekatari ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për disa nga ngjarjet më pikante të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

E pyetur nëse ‘është ndjerë e sulmuar për favorizimin e supozuar që i ka bërë Kristit në lojën e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?”, opinionistja e BB VIP u shpreh:

Diku kam lexuar që më kanë vendosur edhe mbiemrin Zhaklin Dragot Aliaj.(qesh). I kam tërhequr vëmendjen kur duhet dhe e komplimentoj kur duhet. Kristi është shumë i edukuar dhe i kulturuar. Nuk më duket sikur e kam favorizuar. Unë kam ndihmuar dhe banorë të tjerë kur kanë pasur nevojë, kur kanë qenë në pozitë të vështirë. Jam munduar të jem e ekuilibruar. Kristi nuk është banori im i preferuar.

Nga e gjithë eksperienca e saj në këtë edicion për çfarë do të ketë mall Zhaklin?

Ftesën e mora shumë vonë, nëse do e merrja më herët do isha më e përgatitur. Do e kisha organizuar më mirë. Është herët për të kuptuar gjërat që kam gabuar dhe gjërat që kam bërë mirë. Unë jam kritike, nuk them që çdo gjë e kam bërë në mënyrë fantastike. Mikeshat e mia gjatë kohës që shohin BBV me burrat e tyre më thonë që ata iu drejtohen duke iu thënë që “Të ishte Zhaklina këtu do të na mbronte”. Në momentin që në shtëpitë e shqiptarëve ka debat për ato që unë them, atëherë e kam mbjellë një diçka dhe filizat që po rriten do të bëjnë një Zhaklinë të fortë. Pata një rritje të madhe në këtë eksperiencë, një konfirmim të vetes, të aftësive të mia profesionale.