"TMERR"/ Olta Gixhari tregon jetën si "bizneswoman": Kam dalë nga zyra duke qarë…(FOTO) - AlpeGossip
“TMERR”/ Olta Gixhari tregon jetën si “bizneswoman”: Kam dalë nga zyra duke qarë…(FOTO)

“TMERR”/ Olta Gixhari tregon jetën si “bizneswoman”: Kam dalë nga zyra duke qarë…(FOTO)

Olta Gixhari ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut këtë të shtunë në “Thumb” . Aktorja ka rrëfyer ekperiencën e saj të fundit si bizneswoman në pasuritë e paluajtshme.

Të gjithë u çuditën fillimisht por ja që Olta tashmë i është futur rrugës së biznesit.

“Është e pamudnur që të jetosh me profesionin që kam unë. Unë po realizoj ëndrrën time për ta kthyer aktrimin në një hobi. Unë ja kam dalë shumë më mirë se shumë kolegë të mi nga ana monetare sepse kam bërë televizion. Leku të jep guxim është e vështirë të luhet me kafshatën e gojës. Gjithmonë më kanë pëlqyer punët e meshkujve. Takimi me “real state” ka qenë një takim shumë spontan më la pa gjumë. Fillova të thoja që kjo është ajo që dua unë.

Si shefe unë? Tmerr. Unë kam gjithë kohës dy ekstreme, ose me marrin me shaka ose më marrin shumë seriozisht dhe më kanë frikë. Unë i kam të dyja palët në zyrë dhe e ndjej shumë. Ata influencojnë njëri-tjetrin kur ikën shefja. Ka patur raste kur kam dalë duke qarë nga zyra ose kam marr dy ditë pushim. Qenka shumë e vështirë goca që të drejtosh një gjë tënden, djersën tënde.”,- është shprehur Olta duke treguar se aktualisht ndihet shumë mirë me punën që bën.