MBARË BOTA PO E VLERËSON/ Në klipin e ri këngëtarja e njohur ushqen me gji të bijën (FOTO) - AlpeGossip
MBARË BOTA PO E VLERËSON/ Në klipin e ri këngëtarja e njohur ushqen me gji të bijën (FOTO)

MBARË BOTA PO E VLERËSON/ Në klipin e ri këngëtarja e njohur ushqen me gji të bijën (FOTO)

2018-a, qe vit i ngarkuar për Cardi B – 5 nominime Grammy, sherr me Nicki Minaj, lindi vogëlushen Kulture, u nga nga partneri. Megjithatë reperja nuk e la me kaq, por publikoi dje videoklipin e këngës “Money”, i cili u prit mirë nga njerëzit në mbarë botë, veçanërisht për faktin që ajo ushqen me gji të bijën.

Edhe pse videoja ka shumëëë gjëra të tjera, përfshirë këtu lakuriqësinë dhe pole dancing, nga ana tjetër ajo tregon edhe një detaj për jetën si nënë e re duke ushqyer një vogëlushe me gji.

Është e pamundur të identifikohet nëse është apo jo e bija, por ndjekësit mendojnë se është vërtet Kulture.

Ky detaj është fantastik për të dhënë një mesazh mbi rëndësinë e kësaj praktike, që duhet parë si proces natyral i jetës së nënave, qofshin këto në karrierë ose jo.

“Përzierja e modës së lartë, puna seksuale dhe po, ushqyerja me gji në videon e Cardi-t, është kulmi logjik i tre dekadave të feminizmit në hip-hop,” shkruan një prej ndjekësve.

“Nuk ka vetëm striptiste në klip, meqë po flisni budalliqe, ajo po ushqente të bijën me gji gjithashtu,” thekson një tjetër.