SONI MALAJ “PËRMBUSH” KRITERET E EUROVIZIONIT/ Ja pse duhet të fitojë sonte “Festivalin e Këngës” (FOTO) – AlpeGossip
SONI MALAJ “PËRMBUSH” KRITERET E EUROVIZIONIT/ Ja pse duhet të fitojë sonte “Festivalin e Këngës” (FOTO)

SONI MALAJ “PËRMBUSH” KRITERET E EUROVIZIONIT/ Ja pse duhet të fitojë sonte “Festivalin e Këngës” (FOTO)

Sonte është finalja e “Festivalit të Këngës” në RTSH. Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në Izrael, në vitin 2019, një mundësi e mirë për çdo këngëtar për të promovuar vendin por edhe veten si artist.

Soni

Ndryshe nga çdo vit, ku diskutimi për çmimin e parë bëhej për disa emra, këtë vit gara është më e fortë mes dy emrave: Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, dy këngë që kanë mesazhe.

Por nëse konsiderojmë ndopak linjen që ndjek Eurovizion, e kemi më të lehtë të kuptojmë se ajo që duhet të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Muzikës, duhet të jetë Soni Malaj.

Është shumë energjike, e talentuar dhe e bukur. Një prej këngëtareve më të mira të skenës sonë. Soni Malaj është rritur në skenë, dhe që adoleshente ishte pjesë e grupit “Spirit Voice”.

Pas shpërbërjes së grupit, Soni ka ndjekur karrierën e saj solistike dhe ka prodhuar shumë hite për publikun shqiptar. Përveç këngëve të ndryshme, Soni Malaj ka marrë pjesë edhe në shfaqje muzikore ‘musical’ të cilat kërkojnë aftësi dhe në aktrim përveçse në vokal.

Soni Malaj ka një histori të gjatë me Festivalin e Këngës, në fillim si pjesë e grupit ‘Spirit Voice’ e më pas si soliste.

Në karrierën e saj, Soni numëron disa çmime dhe pjesëmarrje të shumta në festivalet që organizohen në Shqipëri.

Soni Malaj ka shpjeguar në disa intervista të ndryshme se kjo këngë është një “himn” për jetën e saj, sfidat dhe ringritjet që ka bërë pas “rrëzimeve” që i ka dhënë jeta.
Po ashtu Soni Malaj, këtë vit ka fituar çmimin e parë në edicionin e e veçantë të “Dancing With the Stars”, duke treguar kështu edhe aftësinë e disiplinën e saj në kërcim.
Ndryshe nga shumë shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria për të vijuar një karrierë ndërkmbëtare, për Sonin kanë ardhur ndërkombëtarët në Shqipëri. Reperi i famshëm Joëell, ka ardhur enkas në Shqipëri për të realizuar klipin në bashkëpunim me Soni Malaj me këngën “En la Intimidad”. Soni është shumë e njohur në vendet latine dhe ajo pas bashkëpunimit me Joëell, Soni solli versionin remix të këngës “Sensual Inspiration”, bashkë me Jowell, Randy-n dhe Farrukon. Në këtë këngë, Soni Malaj këndon një pjesë në gjuhën franceze duke i dhënë një këndvështrim më të bukur këngës.

Ndërkohë që një këngëtar edhe performon ndërsa këndon është shumë e vështirë të kapë notat, por Soni e zotëron shumë mirë skenën duke dhënë: shpirt, vokal dhe performancë.
Eurovizon pikërisht këtë do.

Dhe Soni e bën!