E SULMUAN SE FTOI KRYEMINISTRIN/ Ermal Mamaqi u kthen përgjigje kritikave (VIDEO) – AlpeGossip
E SULMUAN SE FTOI KRYEMINISTRIN/ Ermal Mamaqi u kthen përgjigje kritikave (VIDEO)

E SULMUAN SE FTOI KRYEMINISTRIN/ Ermal Mamaqi u kthen përgjigje kritikave (VIDEO)

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ishte kryeministri i vendit, Edi Rama i cili foli mbi të gjitha temat e fundit që nga studentët, tek mbyllja e llotove apo shkarkimi i ministrave.

Mirëpo përgjatë gjithë kësaj jave moderatori Ermal Mamaqi ka qenë në qendër të kritikave ku edhe e akuzonin se kryeministri e ka paguar për ta ftuar në emision.

Këtyre kritikave, Ermali i është përgjigjur me një video në Instagram ku tregon të gjitha momentet ku me pyetjet e tij e vuri kryeministrin në siklet.

“Këto janë disa nga pyetjet për të cilat nuk mora pagesë…”, shkruan moderatori.

Fillimisht në video shfaqet momenti kur kryeministri është i pakënaqur nga tavolina në studio e cila e pengon dhe Ermali i përgjigjet: “Epo nuk kemi të gjithë nga ato oxhaqet nga 25 mijë euro”.

Më pas shfaqet momenti kur tregohen pamje nga shtëpia e kryeministrit dhe moderatori shprehet: “Po më vjen keq për ty. Jam gati t’i kërkojmë Erion Veliajt të të fus te lista e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë sociale”.

“Hëngrët super shpullë nga studentët”, i thotë Ermali kryeministrit Rama.

“I largove ministrat që kishin 5 vite në detyrë, po ti vetë që ke 6 vite?”, ishte pyetja e rradhës nga moderatori.

Kur kryeministri thotë se është në protestë, Ermali ja kthen: “Ti po proteston kundër vetes?” e shumë momente të tjera të cilit i ndiqni në videon e mëposhtme.