ÇFARË NA TËRHEQ SEKSUALISHT TEK TË TJERËT? Si ndryshojnë preferencat tek burrat e gratë me kalimin e viteve – AlpeGossip
ÇFARË NA TËRHEQ SEKSUALISHT TEK TË TJERËT? Si ndryshojnë preferencat tek burrat e gratë me kalimin e viteve

ÇFARË NA TËRHEQ SEKSUALISHT TEK TË TJERËT? Si ndryshojnë preferencat tek burrat e gratë me kalimin e viteve

Sa rëndësi i kushtojnë të dyja gjinitë pamjes dhe personalitetit të partnerit të tyre dhe sa ndryshojnë preferencat me kalimin e viteve.

Hulumtimi i ri zbulon se çfarë na duket seksi te të tjerët!

Një studim i ri tregon se burrat dhe gratë kanë prioritete afërsisht të ngjashme në preferencat e tyre seksuale kur bëhet fjalë për njerëzit që pëlqejnë, por ndryshojnë mjaft në shkallën në të cilën preferojnë disa tipare të personalitetit.

Po shtohet infertiliteti/ Shkaku kryesor, rritja e moshës së grave që lindin fëmijë
Preferencat gjithashtu ndryshojnë me moshën, sipas analizës së publikuar nga Stephen Whyte në PLOS ONE .

Tërheqja seksuale i shtyn njerëzit të marrin vendime në lidhje me seksin, marrëdhëniet dhe riprodhimin , të cilat ndikojnë në aspekte të tjera të shoqërisë, si rolet gjinore dhe barazia, normat e fertilitetit etj.

Megjithatë, nuk është e qartë se si preferencat për tipare të caktuara ndryshojnë midis burrave dhe grave në faza të ndryshme të jetës.

Në studim u morën 7.325 australianë që përdorin aplikacionet online të takimeve të moshës 18-65 vjeç.

Pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin në një shkallë nga 0-100 rëndësinë e nëntë karakteristikave të partnerit të tyre të mundshëm.

“Seksi anal dhe oral është perversitet”/ Flet mjeku i njohur: Duhet dashuri dhe intimitet…
Këto karakteristika ndahen në tre kategori: estetika (mosha, atraktiviteti dhe struktura fizike), zgjuarsia (inteligjenca, arsimi dhe të ardhurat) dhe personaliteti (besueshmëria, pranueshmëria dhe lidhja emocionale).

Të dy gjinitë vlerësuan strukturën e trupit, atraktivitetin dhe tre tiparet e personalitetit si shumë të rëndësishme, ndërsa të ardhurat ishin shumë më pak të rëndësishme.

Megjithatë, gratë e vlerësuan rëndësinë e moshës, arsimit, inteligjencës, të ardhurave, besimin dhe lidhjen emocionale rreth 9-14 pikë më shumë se burrat. Për më tepër, në krahasim me të gjitha karakteristikat e tjera, burrat i jepnin përparësi më të madhe atraktivitetit dhe strukturës fizike sesa gratë.

Dallimet midis preferencave të burrave dhe grave ndryshonin sipas moshës.

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur rrini këmbëkryq dhe pse duhet ta shmangni
Për shembull, ndërsa burrat në përgjithësi i kushtonin një rëndësi relative më të lartë estetikës sesa gratë, ky hendek u zvogëlua gradualisht me kalimin e viteve.

Në të njëjtën kohë, gratë në moshë më të re i kushtuan më shumë rëndësi relative personalitetit sesa meshkujt e rinj, por si burrat e moshuar ashtu edhe gratë e moshuara i jepnin përparësi moshës në mënyrë të ngjashme.

“Të dy gjinitë priren të gjejnë të njëjtat elemente seksi tek partneri i mundshëm, por në faza të ndryshme të jetës së tyre nga 18 deri në 80 vjeç, si burrat ashtu edhe gratë ndryshojnë ndjeshëm në rëndësinë që u japin këtyre karakteristikave specifike”, përfundojnë shkencëtarët.