“I ËSHTË RRITUR MENDJA”/ Robert Berisha trazon rrjetin me deklaratën e tij për Elvana Gjatën: Kemi ndenjur… – AlpeGossip
“I ËSHTË RRITUR MENDJA”/ Robert Berisha trazon rrjetin me deklaratën e tij për Elvana Gjatën: Kemi ndenjur…

“I ËSHTË RRITUR MENDJA”/ Robert Berisha trazon rrjetin me deklaratën e tij për Elvana Gjatën: Kemi ndenjur…

Robert Berisha është një emër jo pak i njohur në botën e showbizit shqiptar. Tanimë në rolin e moderatorit, Berisha ka pasur të ftuar në emisionin e tij, këngëtarin e njohur Bardhi.

Teksa ky i fundit është ndalur te bashkëpunimi me Elvana Gjatën, ka ndërhyrë moderatori duke thënë se këngëtares i është rritur mendja.

“Elvana është artiste dhe i është rritur mendja. Ku janë ato 25 a 30 vite që kemi ngrënë dhe kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e dini, por është një artiste e mirë’’, është shprehur Robert Berisha.

Së fundmi, Roberti ka qenë në qendër të mediave rozë pas fotos që postoi në Instagram me të bijën, Renee, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë. Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta, mirëpo më pas artisti i ka fshirë dhe i ka limituar komentet në postimin e tij.

“Po lexoj komentet, shumë mbrapa disa njerëz”- shkruan dikush me të cilin këngëtari është shumë dakord. Ai i ka replikuar duke shkruar: “Lypin m’ju hek vizat. Shanse s’ka”.

Renee është vajza e Robertit nga martesa me Nora Istrefin. Dyshja janë shembulli perfekt i teorisë se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë. Pas dasmës së bujshme dhe 13 vite në krahët e njëri-tjetrit, çifti vendosi që ndarja ishte zgjedhja më e mirë për ta. Shpesh fotografohen me pushime e me miq të përbashkët duke u përfolur për ribashkim por të dy e kanë përjashtuar një mundësi të tillë.