"BESOJ SE ËSHTË NJË..."/ Rol te “I Love Tropoja” Julian Deda ‘rrëfen’ detaje nga personazhi i tij - AlpeGossip
“BESOJ SE ËSHTË NJË…”/ Rol te “I Love Tropoja” Julian Deda ‘rrëfen’ detaje nga personazhi i tij

“BESOJ SE ËSHTË NJË…”/ Rol te “I Love Tropoja” Julian Deda ‘rrëfen’ detaje nga personazhi i tij

Për Julian Dedën, filmi është zhaner që i ofron komoditet aktorit dhe pjesëmarrjen në projektin ‘I Love Tropoja” e konsideron një eksperiencë të bukur. Në “Rreze Dielli” ai ka dhënë detaje rreth personazhit të tij në këtë film.

Kam si karakter njërin prej dy vëllezërve të tropojanes, një rrepist i panjohur që harxhoj lekët e vëllait tjetër duke bërë këngë sa herë që marr një makinë të re. Pa luajtur film kisha rreth 6 vjet, që në 2013-2014. filmi është punë shumë e mirë, është më pak stresuese se në teatër. Nuk e kam parë filmin ende, do ta shoh në premierë. Besoj që është një film shumë I mirë. Skenari është përpunuar qinda herë.”, shprehet aktori i humorit.

“I Love Tropoja”, një film me ide të Ermal Mamaqit ka mbledhur rreth vetes personazhe shumë të njohur të show bizit shqiptar, por jo vetëm, dhe do të vijë për publikun në kinema prej fundit të janarit. Pjesë e kastit VIP të aktorëve, është edhe kryeministri Rama.