Shqiptari pranon publikisht se është homoseksual: Kam lindur në trupin e gabuar, në zemër jam femër – AlpeGossip
Shqiptari pranon publikisht se është homoseksual: Kam lindur në trupin e gabuar, në zemër jam femër

Shqiptari pranon publikisht se është homoseksual: Kam lindur në trupin e gabuar, në zemër jam femër

Admiri është i riu nga Kosova i cili jeton në Zyrih të Zvicrës dhe ka vendosur të ndajë historinë e jetës së tij në një intervistë me portalin zviceran 20minmuten.ch.

Shqiptari ka deklaruar në intervistën e tij se është mashkull, por i pëlqen të vishet si femër pasi ndihet më mirë ashtu.

Ai ka pranuar se nuk tërhiqet ndaj gjinisë femërore dhe ka interes ndaj meshkujve.

I riu është shprehur se:

Jam transvestit homoseksual. Në zemrën time jam një femër dhe vishem ashtu siç ndihem. Unë jam shumë qartë i përcaktuar për meshkujt. Kam lindur në trupin e gabuar dhe për këtë do të jap maksimumin tim. Unë e dija gjithmonë se çfarë jam dhe çfarë dua, ndonëse të tjerët janë përpjekur për të më ndryshuar ose janë ndier keq për atë çfarë unë jam.”
Admiri poston shpesh në rrjetet sociale mënyrën e tij të jetesës dhe ndryshimin e dukshëm në pamje për publikun, një mashkull i veshur e i lyer si femër.

Reagimet nga shqiptarët e tjerë kanë qenë të rënda, përpos ofendimeve dhe sharjeve me fjalë nga më të ndyrat, ai ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Shqiptari shprehet se ky ndryshim është i vështirë për t’u pranuar nga mentaliteti shqiptar dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse kishte krijuar konflikte edhe në familje, nga e cila iu desh të distancohej.

Tri javë më parë ai i dha fund lidhjes me një shqiptar.

Ai rrëfen se homoseksualët dhe trasnvestitët nga Ballkani janë të shumtë në numër, por që e mbajnë të fshehur veten e tyre të vërtetë.

Admiri shton se jeta për ta është shumë më e mirë në Zvicër pasi aty organizojnë festa të ndryshme në bare homoseksualësh dhe krijojnë njohje.

Ai e sheh veten si model për ata që janë si ai pas daljes në publik dhe shpreson se një ditë do të ndihet i barabartë si të tjerët në shoqëri.

Për më tepër ai shpreh:

Njerëzit mund të presin vetëm nga guximi dhe forca ime. Unë jam shqiptar, homoseksual dhe qëndroj pranë kësaj. Unë jam i sigurt se situata jonë në komunitetin shqiptar do të përmirësohet gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Edhe ne qeshim dhe qajmë, edhe ne marrim frymë dhe vdesim. Dallimi ynë është vetëm orientimi seksual ose gjinia e gabuar”.