SHOQET QË U BËNË “MOTRA”/ Miqësitë e VIP-ave shqiptarë që i kanë rezistuar viteve – AlpeGossip
SHOQET QË U BËNË “MOTRA”/ Miqësitë e VIP-ave shqiptarë që i kanë rezistuar viteve

SHOQET QË U BËNË “MOTRA”/ Miqësitë e VIP-ave shqiptarë që i kanë rezistuar viteve

Të kesh një miqësi që zgjat për jetë është gjithçka që i duhet njeriut dhe shembullin më të mirë e sjellin në meyren e tyre edhe VIP-at shqiptarë.

Miqësia e tyre është shumë e fortë pasi ja kanë arritur të jenë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe të pandashëm kudo shkojnë.

AlpeGossip sjell disa nga shoqëritë e forta  që i kanë rezistuar viteve, disa prej të cilave edhe ju me siguri i njihni mirë.

Lori Hoxha dhe Sonela Lamaj janë shoqe te ngushta prej vitesh dhe kudo që shkojnë ato shihen bashkë. Udhëtimet në vende të ndryshme i bejnë ato bashkë të kalojnë kohë si dhe të postojnë foto në rrjetet sociale me njëra tjetrën.

Sonela nuk është pjese e showbizzit shqiptar ndonëse prej Lorit, behet shpeherë edhe pjesë e tij. Si dhe dedikimet që shkruajnë për njëra-tjetrën janë shumë të ndjera dhe të thëna me zemër.

Sara Hoxha dhe Anxhela Lamaj janë shoqe të ngushta dhe kanë një mardhënie të mirë prej vitesh.  Por në fakt rrinë më shumë si grup dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara si dhe dy motrat Lamaj Anxhela dhe Sonela.

Adrola Dushi dhe Kristina Baki janë shoqe të ngushta prej më shumë se 8 vite. Modeltet shihem kudo bashkë në punë në stet fotografike që bëjnë, në jetën e përditshme dhe në udhëtime. Së fundmi si simbol të shoqërisë së tyre të ngushtë ato kanë bërë një tatuazh në krahë të cilat e quajnë njëra tjetrën edhe motra.

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë shoqe të ngushta gati edhe motra me njëra tjetrën pasi kalojnë shumë kohë bashkë. Ato shihen kudo bashkë në punë, shëtitje, në kafe kudo nuk ndahen nga njëra-tjetra. Pak ditë më parë mes tyre hyri në mes Orinda Huta e cila po shoqërohej me Xhemin në plazh, Arbana Osmani “xhelozoi” pak për këtë por kjo nuk ju prishi punë dy shoqeve të ngushta të cilat e duan njëra-tjetrën prej shumë vitesh.

View this post on Instagram

Beautiful mornings with babe @xhemishehu_

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthjella tashmë e konsiderojnë njëra-tjetrën shoqe të ngushta. Janë dy modelet më të komentuara në rrjet që tërheqin vëmëndjen me pamjen e tyre. Dy shoqet i bëjnë komente njëra-tjetrës në postimet në rrjete e tyre sociale duke e shprehur dashurinë shoqërore që kanë për njëra-tjetrën. Nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që dy vajzat janë bërë shoqe të ngushta për shkak të një sherri që u përfshinë ato bashkë.

Jonida Maliqi dhe Bora Zemani mund të themi që janë kthyer në dy shoqe të ngushta por edhe kunata pasi partnerët e tyre janë vëllezër. Ato janë parë me pushime së bashku disa ditë më parë ku edhe djemte e tyre janë takuar dhe janë shokë të ngushtë tashme.

Eli Fara dhe Aurela Gaçe dy divat e muzikës shqiptarë janë mike të ngushta prej vitesh dhe bashkëpuntore në projektet e tyre muzikore. I kanë rezistuar kohës dhe janë të pandara me njëra tjetrën, shihen në udhëtime së bashku por puna i bashkon më shumë si dhe nëpër darka e dreka në restorante.

Fatma Haxhiu dhe Aulona Musta prej vitesh jo vetëm kolege por edhe shoqe shumë të ngushta me njëra tjetrën. E konsiderojnë njëra-tjetrën edhe pjesë të familjes.

AlpeGossip.al