“NUK KAM FJALË PËR ÇKA KE BËRË TI”/ Arbana ka dy fjalë për mikun e saj të vjetër (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KAM FJALË PËR ÇKA KE BËRË TI”/ Arbana ka dy fjalë për mikun e saj të vjetër (FOTO)

“NUK KAM FJALË PËR ÇKA KE BËRË TI”/ Arbana ka dy fjalë për mikun e saj të vjetër (FOTO)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Dy ditë më parë, ata u martuan në një ceremoni shumë private në Toskana të Italisë.

Çifti kishte vetëm një kërkesë për të ftuarit, të cilët e respektuan menjëherë. Teksa fansat po prisnin foto e video nga dasma e tyre, rregulli për të pranishmit ishte që të mos publikonin asgjë në rrjetet sociale.

E tani që kanë kaluar dy ditë nga dita e madhe, moderatorja e dashur për publikun ka vendosur që të reagojë për herë të parë.

Arbana ka falënderuar të gjithë të pranishmit si dhe gjithë personat që e kanë uruar për dasmën. Gjithashtu tregoi edhe disa detaje të vogla nga fustani i nusërisë si dhe vendi ku është mbajtur ceremonia.

Kur kanë kaluar 2 ditë, ende nuk kemi asnjë foto të Arbanës si nuse apo të atmosferës. Tashmë është koha e moderatores së dashur për publikun që të flasë. Ajo falënderon të gjithë të pranishmit në ceremoni dhe ata që e uruan.

“Nuk kam fjalë për çka ke bërë ti”/

Por jo vetëm kaq, pasi Arbana ka publikuar edhe një video ku shfaqet djali i saj, Joni, teksa këndon së bashku me këngëtarin e dashur për publikun, Flori Mumajesi.

“Miku im i vjetër, faleminderit. Nuk kam fjalë për çka ke bërë ti”, shkruan Arbana krahas videos në fjalë.