KRISET MIQËSIA/ Nga zgjedhja e Oltës Lidere te nominimi i Tanit, a ishte kjo GODITJE e Valbonës ndaj Luizit, apo loja e saj? – AlpeGossip
KRISET MIQËSIA/ Nga zgjedhja e Oltës Lidere te nominimi i Tanit, a ishte kjo GODITJE e Valbonës ndaj Luizit, apo loja e saj?

KRISET MIQËSIA/ Nga zgjedhja e Oltës Lidere te nominimi i Tanit, a ishte kjo GODITJE e Valbonës ndaj Luizit, apo loja e saj?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” debatet janë tashmë pjesë e strategjisë së konkurentëve për të qënë aktiv në lojë dhe për të mos humbur vëmendjen ndaj publikut.

Së fundmi një debat ka lindur mes Valbonës dhe Luizit ku dyshja kishte një marrëdhënie të mirë miqësore.

Gjithçka nisi për zgjedhjen e liderit të ri, ku Valbona zgjodhi Oltën si lidere dhe Luizi Valbonën.

Ky i fundit e quajti “tradhëti” këtë zgjedhje të këngëtares.

Pasi Luizi i kërkoi Valbonës t’i arsyetonte pse votoi Oltën si lidere të shtëpisë, duke e ditur që lideri do të ketë avantazh në lojë, nga debati përfituan vetë Olta dhe Maestro.

Ata e morën veç këngëtaren e vendosur me shpatulla pas murit, që nuk pranoi t’i japë një përgjigje Luizit, duke i thënë se ai s’kishte të drejtë t’i bënte Valbonës “gjyq publik”.

Këngëtarja pranoi se është e vetëdijshme për dashurinë që Luizi ka për të, ashtu siç është e vetëdijshme edhe për ‘intrigat’ e Oltës dhe Maestros, që po tentojnë ta kthejnë atë kundër Luizit.

Pasi u sqaruan, Luizi i tregoi Valbonës se nëse e do dikë, dëshiron ta ketë me vete deri në finale. Pasi Armaldo ‘e tradhtoi’, personi që ai tashmë do pranë vetes në finale është pikërisht Valbona.

Por çfarë ndodhi mbrëmë që mërziti sërish me njëri-tjetrin dyshen Luiz-Valbona?

Duke qënë lidere shtëpie Valbonës iu dha prioritet në lojë duke nxjerrë në nominim dhe dy persona të tjerë, ku ajo zgjodhi Armaldon dhe Tanin.
Zgjedhja e Tanit në nominim u duk si goditje prap për Luizin duke qënë se ata të dy janë shokë.

Luizi mendon se ajo veproi me vetëdije të plotë. I pyetur nga Dea se pse ai mendon kështu, këngëtari i tha se atë nuk e hoqi nga nominimi për shkak të disa debateve që kanë patur, ndërsa me Tanin ka diskutuar ditët e fundit.

Luizi u shpreh se votimi i saj ishte plotësisht i qëllimshëm, duke rrëzuar argumentin e Valbonës, që tha se nuk e mendoi shumë mirë.

Luizi shtoi se i kishte thënë Valbonës se nëse ajo do ketë në dorë mundësinë e zinxhirit, të shpëtonte Kiarën dhe nëse do kishte mundësinë e zëvëndësimit, të dërgonte në televotim atë, Oltën dhe Armaldon, në mënyrë që të dalë ky i fundit.

Valbona u shpreh se ajo nuk ka logjikën e tij dhe se kjo është mënyra sesi ajo di ta luajë lojën.

Duke folur me ironi, Luizi i tha asaj se i heq “kapelen” , pasi në këtë mënyrë ajo po krijon përplasje mes dy banorëve që ajo më herët ka debatuar, me Deamishel dhe Tanin.
Luizi madje shtoi se Valbona, mori edhe “konfirmimin” e Oltës, e cila e duartrokiti vendimin e saj, duke i thënë që bëri mirë që nxorri shokun e Luizit në televotim

Diskutimi zgjati për orë të tëra në oborr, ndërsa nuk munguan batutat dhe ironitë nga ana e këngëtarit të njohur.

Valbona tha që çfarë do gjëje të ketë, t’ja thotë në sy, por Nita u shpreh se nuk po fliste fare më të. Teksa dyshja po debatonte, Olta u shkri së qeshuri me batuat e Luizit

Alpegossip.al