Ato që kanë më shumë rëndësi në këtë jetë janë kujtimet. Pikërisht për këtë arsye, Sokol Balla i bëri një superdhuratë vetes për ditëlindje. Nuk është një makinë më e mirë, as një orë luksi. Është diçka më shpirtërore. Ai udhëtoi për të ndjekur një koncert të grupit të preferuar U2.
20-vjeçarët e sotëm nuk kanë faj nëse nuk e njohin grupin, ama 40 dhe 50-vjeçarët i kanë idhuj. Deri në Kaliforni shkoi për ta, për t`i dëgjuar live.