MC Kresha: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do isha 33 vjeç i pamartuar” – AlpeGossip
MC Kresha: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do isha 33 vjeç i pamartuar”

MC Kresha: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që do isha 33 vjeç i pamartuar”

Një ndër të ftuarit e puntatës së fundit të Thumb me Aulonën dhe Fatmën ka qenë edhe reperi i njohur nga Kosova MC Kresha.

Mes detajeve për projektet e tij të fundit, Kresha është pyetur paksa edhe për jetën e tij personale.

“A ka ndryshuar ndonjë gjë apo je një beqar i përbetuar”- ka qenë pyetja e gazetares, të cilën Kresha e ka marrë me sportivitet dhe ka thënë:

“Unë përvete jam beqar, jo i përbetuar deri në kismet thonë nga Bjeshkët. Unë kurr nuk e kisha imagjinuar që do isha 33 vjeç i pamartuar, por jeta është e tillë, ndoshta arsyen kryesore e ka edhe karriera, nëse do kisha grua dhe fëmijë do e kisha problem të merresha me artin që unë bëj”.

Më tej reperi është ngacmuar nëse i linte të dashurat dhe ai ka theksuar faktin se njihet që të dashurat e lenë atë./Blitz.al/