Moderatori shqiptar ngelet KEQ, të ftuarat NUK pranojnë të hyjnë në emision – AlpeGossip
Moderatori shqiptar ngelet KEQ, të ftuarat NUK pranojnë të hyjnë në emision

Moderatori shqiptar ngelet KEQ, të ftuarat NUK pranojnë të hyjnë në emision

Të ftuara në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotme janë 4 këngëtaret e mirënjohura shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat kur moderatori Ermal Mamaqi u thirri emrin, nuk dolën në skenë.

Kamera shkoi pranë tyre dhe këngëtaret ishin duke u zënë kush do dalë e para. Ermali i cili po i priste të dilnin në skenë, pasi pa që nuk po vinin, shkoi tek to dhe u tha sërish të dilnin në skenë.

Këngëtaret vazhduan të grindeshin derisa Ermali i shtyu drejt skenës e madje Rovena Dilon e mori hopa.

Pas Rovenës, Ermali nxorri në skenë hopa edhe Eneda Tarifën duke shkaktuar të qeshura në publik.