A ishte kundër rregullave të Kishës martesa e Harryt me Meghan? – AlpeGossip
A ishte kundër rregullave të Kishës martesa e Harryt me Meghan?

A ishte kundër rregullave të Kishës martesa e Harryt me Meghan?

Kujtojmë që Eduardi i VIII ka hequr dorë nga froni mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar, në viti 1936, për t’u martuar me amerikanen Walls Simpson, e divorcuar dy herë. Ai hoqi dorë dorë për arsye se një trashëgimtar i fronit nuk mund të martohej me një grua të divorcuar siç ishte Simpson, dhe, tani, sikur Markle, e cila po ashtu ka kaluar një divorc, transmeton Gazeta Express
Megjithatë, rregullat kanë ndryshuar prej atëherë dhe kemi të bëjmë me një monarki shumë më të butë se në kohën e Eduardit të VIII. Princi Harry dhe Meghan Markle janë martuar të shtunën që shkoi dhe dihet se që nuk ka pasur asnjë problem për ekzistimin e martesës së mëparshme të saj me Trevor Engelson. Meghan dhe Trevor janë martuar në vitin 2011 dhe janë ndarë në vitin 2013.

Gjatë shekujve, divorci ka qenë i papranueshëm për kishën e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarëve të familjes mbretërore u është ndaluar të martohen me dikë që ka qenë i/e martuar një herë. Tërheqja e Eduardit kurrë nuk do të harrohet nga Mbretëresha, e cila ishte vetëm 10 vjeçe kur axha i saj kishte vendosur ta lërë kurorën dhe të martohet në mërgim me Simpson në vitin 1937, motiv i cili ka bërë që gjyshja e William-it dhe Harry-t të bëhet mbretëreshë. Ndërkaq, motra e vogël e mbretëreshës, princesha Margaritë, ka pasur problemet e saj kur hoqi dorë nga lidhja e saj me Peter Townsend, në vitet e 50-ta, për të mos hequr dorë nga froni. Por kohët kanë ndryshuar…

Sipas, revistës People, në vitin 2002, organi kryesor i kishës në Mbretërinë e Bashkuar ka votuar në favor të njohjes “që disa martesa fatkeqësisht dështojnë”. Ai ka shtuar se “ka rrethana të jashtëzakonshme që një person i divorcuar mund të martohet në kishë gjatë jetës së tij”.