NGA PUTHJA E PARË DERI TE GËNJESHTRAT/ Salsano Rrapi flet si rrallë herë për bashkëshorten e tij – AlpeGossip
NGA PUTHJA E PARË DERI TE GËNJESHTRAT/ Salsano Rrapi flet si rrallë herë për bashkëshorten e tij

NGA PUTHJA E PARË DERI TE GËNJESHTRAT/ Salsano Rrapi flet si rrallë herë për bashkëshorten e tij

Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli, janë treguar gjithmonë të rezervuar kur vjen puna tek jeta e tyre private.

Dy aktorët kanë preferuar të mos dalin shumë në publik dhe intervistat ku zbulojnë detaje nga arrëdhënia e tyre janë të pakta.

Së funsmi Salsano ka folur si asnjëherë më parë në lidhje me jetën e tij personale. I ftuar në “Braking”, aktori foli për puthjen e parë me bashkëshorten. Salsano tregoi se në fakt ka qenë Erjona ajo që e ka marrë iniciativën e para për ta puthur.

“Më përplasi pas murit, ma rrëmbeu e para”, tregoi Salsano.

Aktori u pyet nëse ka ndonjë falënderim për partneren e tij dhe ai nuk ngurroi të përgjigjej:

“E falendëroj për çdo gjë që bën ajo për familjen. Është shumë e përkushtuar. Është shumë praktike, gjatë gjithë kësaj periudhe ajo ka qenë me fëmijët dhe më ka lënë mua më të lirë për t’u marrë me punën time.”

Sakaq Rrapi zbuloi dhe dy gënjeshtra që i ka thënë Erjonës:

“Kurthi që i kam bërë disa kohë më parë në emisionin “Ndryshe”, dhe më 1 prill i thashë që kam bërë aksident.”

Kujtojmë se Salsano është tashmë pjesë e “Dancing With The Stars”. Para se të niste spektakli i kërcimit, aktori u shpreh se për të është një eksperiencë e re dhe një sfidë duke qenë se i duhet të mbajë nga njëra anë spektaklin e humorit dhe nga ana tjetër pjesëmarrjen në “DWTS”. Aktori madje zbuloi se kur ka qenë i vogël ka pasur dëshirën të bëhej balerin.