“DO DOJA TË KTHEJA KOHËN PAS”/ Andi Shehi i penduar për lidhjen me Melisa Lleshin, ish-konkurrenti i “Për’puthen” konfirmon romancën e re – AlpeGossip
“DO DOJA TË KTHEJA KOHËN PAS”/ Andi Shehi i penduar për lidhjen me Melisa Lleshin, ish-konkurrenti i “Për’puthen” konfirmon romancën e re

“DO DOJA TË KTHEJA KOHËN PAS”/ Andi Shehi i penduar për lidhjen me Melisa Lleshin, ish-konkurrenti i “Për’puthen” konfirmon romancën e re

Armando Shehi dhe Melisa Lleshi ishin çifti më i përfolur në “Për’puthen”. Pas daljes nga programi çifti ishin ndër të pakët që arritën ta mbanin lidhjen për një kohë të gjatë.

Më vonë erdhi dhe ndarja e tyre e cila u përfol shumë në rjretet sociale. Andi u shpreh disa kohë më parë se lidhja e tyre u bë toksike dhe kishin shumë debate.

Ndarja e Andit dhe Melisës mbetet ende në qendër të vëmendjes mediatike, ku së fundmi po përflitet për lidhjet që ata kanë krijuar. Ajo që i zgjoi më shumë polemikat ishte kënga e Melisës, për të cilën u përfol se ishte një dedikim për ish-partnerin e saj.

Së fudmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ishte i ftuar në “Shqipëria Live” ku tha se është bërë pishman për lidhjen e tij dhe eksperiencën televizive duke theksuar se do të donte ta kthentek kohën pas.

“Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën, nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”- tha ai.

Andi gjitashtu konfirmoi për herë të parë se ka nisur një romancë të re dhe se vajza në fjalë nuk i pëeket botës së televizionit.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”– tregoi ish-konkurrenti.

Mes tjerash, atij iu shfaq në ekran edhe lajmi se Melisa është në lidhje dashurie me reperin Majk, por ish-konkurrenti tha se kjo nuk i interesonte dhe nuk i jepte kurfarë ndjesie.