Flet gazetarja e “Zjarr Tv”: Tmerri i dhunimit, grabitësit vepruan për 1 minutë e 17 sekonda, Policia më bëri dy pyetje koti… – AlpeGossip
Flet gazetarja e “Zjarr Tv”: Tmerri i dhunimit, grabitësit vepruan për 1 minutë e 17 sekonda, Policia më bëri dy pyetje koti…

Flet gazetarja e “Zjarr Tv”: Tmerri i dhunimit, grabitësit vepruan për 1 minutë e 17 sekonda, Policia më bëri dy pyetje koti…

Prezantohet si modele, juriste dhe gazetare, por ambicia e saj kryesore mbetet televizioni. Greta Hoxha është bërë e njohur si spikerja e lajmeve, që shfaqet me dekolte të hapur në ekranin e “Zjarr Tv”.

Para disa javësh, u bë një sulm dhe grabitje gjatë natës në ambientet e televizionit “Zjarr” ku ajo punon, ngjarje për të cilën reagoi në rrjetet sociale nga pozitat e gazetares dhe moderatores së këtij televizioni. Për ngjarjen si në filmat aksion, përballjen me Policinë dhe marrëdhënien me politikanët që fton në studion e “360 gradë”, Greta rrëfehet për “Panorama Plus”.

 

Punon në një televizion ku serioziteti i lajmeve dhe ngjarjeve politike e sociale zbutet me dekoltenë tuaj. Cili është pozicioni yt si spikere, krahasuar me spikeret e tjera të lajmeve në televizionet rivale?

Për dekoltenë e kemi diskutuar dhe tashmë për publikun nuk është më diçka e re. Unë jam vajza që kam arritur t’u rezistoj gjithë paragjykimeve. Ndryshe nga të tjerat që vetëm spikerojnë, unë i redaktoj vetë lajmet dhe jam shumë e aftë për ta kapur dhe përpunuar një lajm.

Pronari i “Zjarr tv”, Ismet Drishti, publikoi në “Facebook” një video ku denoncoi sulmin në televizionin ku ti punon. Çfarë ndodhi atë natë sulmi?

Televizioni u sulmua nga dy persona të maskuar mirë, dhe për shkak të kësaj, identiteti i këtyre personave është shumë e vështirë për t’u gjetur. Grabitësit kanë vepruar për 1 minutë e 17 sekonda, ndërsa Policia, pasi ka marrë sinjalin, ka arritur në vendngjarje për 3 minuta. Sigurisht, Policia e bëri punën e vet duke kontrolluar gjithë kamerat e bizneseve afër ndërtesës së televizionit, për të parë se ndoshta dikush kishte hequr maskën, por asgjë. U bë pak rrëmujë në televizion gjatë paradites, por vetëm emisioni i mëngjesit u ndërpre, emision ky që drejtohet nga unë dhe kolegu im Marenglen Kaso. Puna vijoi normalisht më pas.

 

Pas mbërritjes së Policisë në vendngjarje, si ishte përballja juaj me efektivët?

Policia mori të gjitha pamjet dhe shoqëroi disa persona. Këta “disa” ishin edhe punonjës. Ndaj njërit prej punonjësve (teknikut të transmetimit) dhe një banori jashtë televizionit që u thirrën dëshmitarë, Policia ka përdorur dhunë duke u bërë presion se këta dinin diçka dhe nuk tregonin, ndaj i mbajtën disa orë në Komisariat sa t’u iknin shenjat. Ajo që dua të ngre si problem, është dhuna e shefit të Komisaratit nr.6, Neritan Boçit, ndaj dy dëshmitarëve. Si guxon një shef komisariati të mendojë se me dhunë do të vendosë drejtësi?! Madje, pati edhe guxim ta mohojë kur një nga të dhunuarit është punonjës i televizionit. Megjithatë, stafi investigativ i “Zjarr Tv” shumë shpejt do të bëjë publike të tjera detaje se si z. Boçi shfrytëzon postin…