MODERATORI SHQIPTAR I JEP FUND BEQARISË/ Publikohen pamjet nga dasma plot me VIP-a (VIDEO) – AlpeGossip
MODERATORI SHQIPTAR I JEP FUND BEQARISË/ Publikohen pamjet nga dasma plot me VIP-a (VIDEO)

MODERATORI SHQIPTAR I JEP FUND BEQARISË/ Publikohen pamjet nga dasma plot me VIP-a (VIDEO)

Moderatori i njohur shqiptar, Klevis Saliaj, i njohur për prezantimin e tij në emisionin “Next” në “Vizion Plus”, i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e mësuam nga miqtë e tij VIP-a, si Orinda Huta, Isida Mollaymeri etj, të cilat ishin të ftuara në

 dasmë dhe ndanë me ndjekësit në Instagram, momentet më të këndshme nga festa.

Klevis Saliaj dha lajmin e bukur për dasmën 4 muaj më parë kur publikoi një foto të tijën dhe partneres Anjeza, ku shihej një çift i martuar.

Ndërkohë, dasma e tij u mbajt të dielën, ku morën pjesë të famshëm nga bota e ekranit, si Enada Vaso, Aurel Thëllimi, Dion Gjinika etj.

Dhëndri kishte veshur një kostum të veçantë në ngjyrë gri të errët me jelek, ndërsa nusja një fustan sirenë të  bardhë pas trupit, që i nxirrte në pah linjat.

Klevisi dhe Anjeza kanë vite të dashuruar, ndërsa në vitin 2012 ata u fejuan duke e bërë lidhjen e tyre zyrtare.

Sot Klevisi punon si drejtor marketingu në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.