“MË FALNI PËR…”/ Arbenita Ismajli poston FOTON kur ishte e vogël dhe ja çfarë thotë për veshët – AlpeGossip
“MË FALNI PËR…”/ Arbenita Ismajli poston FOTON kur ishte e vogël dhe ja çfarë thotë për veshët

“MË FALNI PËR…”/ Arbenita Ismajli poston FOTON kur ishte e vogël dhe ja çfarë thotë për veshët

Arbenita Ismajli është një nga modelet më në zë të momentit dhe është mjaft aktive në rrjete sociale. Së fundmi modelja ka ndarë një foto shumë të rrallë nga fëmijëria e saj kur ka qenë ende një bebushe. Si çdo fëmijë i vogël ajo duket shumë e ëmbël në foto dhe me siguri ka shkrirë zemrat e të gjithëve me imazhin.

Këta veshë elefanti. Më falni për cilësinë e keqe”, ka shkruar Arbenita përkrah fotos së saj.

Kujtojmë se disa muaj më parë ajo u përfol se ka kryer ndërhyrje në fytyrë dhe e gjithë kjo nisi nga një doktoreshe në Rusi, që publikoi foto të Arbenitës para dhe pas ndërhyrjeve. Modelja i mohoi këto akuza dhe madje kërcënoi publikisht mjeken se ka përdorur foto të saj.

Do shkosh në burg ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, shkroi Arbenita.