GJIKO BËN TATUAZHIN FAMILJAR/ Gdhend në trup edhe vajzën (FOTO) – AlpeGossip
GJIKO BËN TATUAZHIN FAMILJAR/ Gdhend në trup edhe vajzën (FOTO)

GJIKO BËN TATUAZHIN FAMILJAR/ Gdhend në trup edhe vajzën (FOTO)

jiko është një këngëtar shumë i dashur për ekranin shqiptar. Reperi, përpos muzikës merr gjithmonë vëmendje dhe për jetën personale. Prej vitesh, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Elita Rudin, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Ai ka gdhendur dhe vajzën në trupin e tij

Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë një prej çifteve më cool të Instagram-it, që s’ngurrojnë t’i ndajnë me ndjekësit momentet nga përditshmëria e tyre.

Ata po krijojnë një “skuadër” të bukur me fëmijë dhe tashmë janë bekuar me Zërin dhe Botën, një djalë dhe një vajzë që në fakt janë e gjithë bota për ta.

Elita ka treguar më herët se në shtatzëninë e dytë shtoi rreth 18 kilogramë dhe më pas ka treguar se çfarë peshë ka arritur pas lindjes. Dikush nga ndjekësit e saj e ka pyetur sa peshon dhe të tjerë i kanë kërkuar që ta tregojë me fakt me një foto nga peshorja. Për të hequr dyshimet e të gjithëve, Elita ka ndarë në Instagram një video të peshores, që shënon 68.85 kilogramë.

Gjiko ndërkohë është rikthyer në formën e duhur trupore pas humbjes së plot 13 kilogramëve, duke bërë palestër.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, kujtojmë se bashkëpunimi i tij i fundit është me Ledri Vulën.