Vajza e Majlinda Bregut, Kejda është treguar e hapur me ndjekësit në Instagram, teksa iu është përgjigjur disa pyetjeve të tyre ngacmuese.
Teksa nje prej komentueseve e pyet se çfarë ka bërë në jetë përveç fotove që poston në rrjetet sociale, jo me pak ironi Kejda shprehet se ka jetuar.
“Kam qesh, kam qarë, kam bërë shoqëri, ka udhëtuar, kam ngrënë fërgesën e nonës, kam fjet gjumë, dhe dikur mes këtyre kam shkrep dhe ndonjë foto”, shkruan Kejda në përgjigjen e saj.
Ndërkohë që një tjetër ndjekës e ka ngacmuar atë se sa e mërzitshme është që në jetë ti kesh të gjitha gati, teksa Kejda përgjigjet se ajo nuk e ka aq në terezi sa duket, pasi nga shkolla te jeta e përditshme, gjithçka e bën vetë.
”Ça kam gati psh? Se unë mëngjesin kur zgjohem e bëj gati vetë, shkollën se kam gati, do e marr vetë. Ndonjë biznes nga familja nuk di që ta kem dhe punën nesër gati, kështu që ky term është i gabuar”, shkruan ajo.
Ajo nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për lidhjen e përfolur me Erik Fullanin, që mesa duket ka përfunduar, për shkak se këtij të fundit iu publikuan fotot duke u puthur me një të mitur në plazhet e jugut.
E pyetur se çfarë pëlqen më shumë te një mashkull, Kejda thotë pa hezitim ‘’burrërinë”, çka tregon që mesa duket Fullani nuk e ka pasur.
Për më shumë shihni fotot e mëposhtme: