I VUNË NË DUKJE AFRIMITETIN ME PARTNEREN DWM/ Robert Berisha justifikohet përpara Norës (FOTO) – AlpeGossip
I VUNË NË DUKJE AFRIMITETIN ME PARTNEREN DWM/ Robert Berisha justifikohet përpara Norës (FOTO)

I VUNË NË DUKJE AFRIMITETIN ME PARTNEREN DWM/ Robert Berisha justifikohet përpara Norës (FOTO)

Në këto tetë javë të spektaklit “Dance With Me” nuk ka kaluar një puntatë që performanca e Leila Krajës dhe Robert Berishës të mos shoqërohet me shumë debate. Edhe mbrëmjen e sotme, çifti skenik u komentua për afrimitetin gjatë performacës, teksa interpretuan një numër ku kishin si qëllim të vinin në pah tradhëtinë e partneres femër.

“Po Nora, ç’do thotë Nora, sepse ishe shumë i përfshirë? – e pyeti Alketa Vejsiu, Robertin në përfundim të performancës.

“Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë spektakël në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes gocën dhe Norën” – tha Roberti.

Mirëpo, teksa dëgjoi edhe komentin e jurisë, Robert Berisha reflektoi mbi situatën e krijuar dhe sqaroi lidhjen e veçantë që ka me moderatoren e “Digitalb”, Lei Kraja.

“Nëse kam një motër në shqipëri, ajo është Lei” – tha Roberti.