Në showbizin shqiptar kemi dy kategori çiftesh, ata që e tregojnë çdo detaj të lidhjes dhe ata që e mbajnë fshehur aq sa të bëjnë të mendosh a janë më bashkë apo jo.
Ata nuk ndajnë momente sëbashku madje në intervista kthejnë përgjigjje enigmatike që të bëjn◄ të mendosh gjithçka.
Një ndër çiftet e fundit që nuk po i marim vesh a janë më bashkë apo jo, janë Eva Murati dhe Genar Topalli. Eva vendosi që të fshinte nga rrjetet sociale çdo foto me Genarin, madje për ditëlindjen e tij nuk e uroi në rrjet sociale çka ngriti shumë dyshime tek fansat. Eva reagoi duke thënë se jetën e saj do ta mbaj private dhe nuk ka kthyer përgjigjje tjetër.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha prej kohësh përfliten se janë në një lidhje dashurie, për të cilën asnjëri nga të dy nuk ka mohuar dhe pohuar asgjë. Fillimisht mundoheshin të mos shfaqeshin së bashku në asnjë event publik, por kohët e fundit duket sikur kanë ndryshuar pak.
Luana Vjollca dhe biznesmeni nga Kosova, Krenar Çoçaj janë dy personazhe të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët janë përfolur vazhdimisht se janë në një lidhje dashurie. Luana gjithmonë pyetet në intervista për lidhjen me Krenarin por ajo këmbngul vazhdimisht se jetën e saj do ta mbajë larg syrit të medias duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.
Trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha dhe i dashuri i saj Visi Bajraktari janë së bashku prej rreth 6 vitesh, megjithëse asnjëherë nuk kanë preferuar ta bëjnë publike lidhjen e tyre. Ajo ka postuar shumë rrallë foto me Visin aq sa në momentet që harrojnë të sjpërndajnë në rrjete sociale video apo foto nga i njëjti vend të gjithë mendojnë se janë ndarë.
Por Lori pak kohë më parë e ftuar në emisionin radiofonik “You&Me” në “ERG Radio”, ka treguar për herë të parë historinë e dashurisë me Visin, duke i “qetësuar” fansat dhe për disa kohë.
“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Më hodhi krahun si shok i mirë,”- ka thënë Lori në këtë intervistë, megjithëse në rrjetet e tyre sociale mungojnë fotot e tyre të përbashkëta.
Ronela Hajati dhe Young Zerka prej kohësh janë përfolur se janë duke përjetuar një romancë dashurie, por që në çdo moment ata e kanë mohuar një lidhje të mundshme me tyre. Mirëpo fotot e tyre të përbashkëta, etiketimet që i bëjnë njëri-tjetrit dhe komentet që ata ndajnë mes tyre na kanë bërë të gjithëve të dyshojmë se ata janë bashkë.
Dy këngëtarët e njohur, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej gati një viti po përfliten për një lidhje dashurie mes tyre. Megjithatë dyshja nuk e ka konfirmuar asnjëherë që janë të dashur duke thënë se janë vetëm miq dhe kolegë të mirë. Mirëpo pavarësisht se ata nuk kanë preferuar të flasin publikisht për lidhjen e tyre, detaje të shumta na kanë lënë të kuptojmë se Eni dhe Genci janë më shumë se sa thjesht miq.
Kiara dhe Butrint gjithmonë janë përfolur në media, për historinë e dashurisë. Edhe përse shiheshin kudo bashkë, ata vendosën të hidhnin poshtë zërat se janë në një lidhje, duke theksuar se janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.
/Përgatiti AlpeNews.al/