REAILIZIMI I MISIONIT TË EINXHEL/ Dj Dagz bën dedikimin e bukur që na emocionoi të gjithëve – AlpeGossip
REAILIZIMI I MISIONIT TË EINXHEL/ Dj Dagz bën dedikimin e bukur që na emocionoi të gjithëve

REAILIZIMI I MISIONIT TË EINXHEL/ Dj Dagz bën dedikimin e bukur që na emocionoi të gjithëve

Gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Einxhel ka treguar se ëndrra e saj ishte të ndihmonte të gjitha vajzat në pamundësi për tu shkolluar e për të patur një karrierë.

Ajo ka rrëfyer se, nëse do ta fitonte çmimin e madh, do t’ia dedikonte këtij qëllimi që ajo kishte synuar për njohë të gjatë.

Kështu, “Top Channel” ka vendosur të surprizojë moderatoren, konkretisht nga fondacioni ‘’Dritan Hoxha’’.

Ky fondacion i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të ndihmuar të gjitha vajzat shqiptarë në vështirësi, të cilat duan të kenë pavarësinë e tyre.

Lidhur me këtë ngjarje të bukur, ka reaguar dhe partneri i Einxhel, Dj Dagz.

Dagz-i ka postuar në llogarinë e tij të “Instagram” disa ‘story’ teksa shikon momentin e bukur të partneres së tij, teksa shpreh hapur krenarinë që ndjen për të.

“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira.

Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar me ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njeri-tjetrin gjithmonë.”- shkruan ai.

 

Rikujtojmë se Dj Dagz dhe Einxhel krijuan një lidhje brenda shtëpisë, e cila fillimisht nisi si një situarë e ndërlikuar, për t’u kthyer në një nga historitë më të bukura të dashurisë në format.