MUAJ I ELVANËS/ Ermal Mamaqi zbulon super lajmin për këngëtaren (FOTO) – AlpeGossip
MUAJ I ELVANËS/ Ermal Mamaqi zbulon super lajmin për këngëtaren (FOTO)

MUAJ I ELVANËS/ Ermal Mamaqi zbulon super lajmin për këngëtaren (FOTO)

Ditën e djeshme, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, publikoi këngën më të re me titull “Tavolina e mërzisë”, këngë që po pritej me padurim të publikohej dhe emocionoi publikun.
Kënga ishte një punim i Armend Rexhepagiqit, Aida Bajrakut dhe Orkestrim i Darko Dimitrov. Menjëherë pas publikimit, projekti i ri rezultoi shumë i suksesshëm dhe u prit mjaft mirë, duke u kthyer në këngën më të dëgjuar të ditës.

Përpos suksesit të këngës që me siguri do të kthehet në hitin e këtyre muajve dhe pas shkëlqimit në koncertin e Pavarësisë në Kosovë, Ermal Mamaqi ka zbuluar surprizën e re që pritet të na sjellë këngëtarja.
Shumë shpejt do të dalë kolona zanore e filmit “2 gisht mjaltë” që me siguri do të bëjë namin në kinematë shqiptare. Elvana do të jetë jo vetëm këngëtarja e kolonës zanore, por do të ketë edhe njërin ndër rolet kryesore të këtij filmi.

“Mesa duket shkurti është muaji i Elvanës. Pas kësaj kënge, del kënga e kolonës zanore të filmit “2 gisht mjaltë”. Qëndroni me ne.”- shkruan Ermali krahas postimit.