Në janar çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Duamit. Ndonëse portretin e vogëlushit kanë zgjedhur mos ta tregojnë në rrjete sociale, pozat me vogëlushin nuk kanë munguar.
Mëngjesin e sotëm, Miriami ka postuar dy foto ku tregon se kafen e mëngjesit po e konsumon me Duamin.
“Kafen e mëngjesit me arushin tim”, shkruan këngëtarja krah njërit postim ku shfaqet duke e mbajtur vogëlushin në prehër. Ndërsa në një postim tjetër Miriami tregon duart e tij të vogla.