FESTON SOT DITËLINDJEN/ Florian Agalliu merr super surprizën në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Florian Agalliu merr super surprizën në mes të emisionit (FOTO)

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Florian Agalliu merr super surprizën në mes të emisionit (FOTO)

Ditën e sotme, moderatori i njohur i emisionit “Në shtëpinë tonë”, Florian Agalliu, feston ditëlindjen e tij. Teksa ka shkuar në punë si çdo ditë tjetër dhe ka nisur normalisht me programin e tij, ai është befasuar në studion e emisionit nga kolegët e punës.

Ata janë mbledhur për të festuar së bashku dhe i kanë përgatitur një tortë shumë të këndshme moderatorit për ditëlindje. Ndërkohë, gjatë surprizës Florianin e ka telefonuar edhe vogëlushja e tij Mia, e cila e pyet se kur do të kthehet në shtëpi, teksa të gjithë kanë filluar të qeshin.

“Faleminderit kolegëve më të mirë në botë. Unë s’para i kam qejf këto festat po surprizat qenkan të bukura vërtetë.”- shkruan Floriani krahas fotos me kolegët në televizion.