“NDONJËHERË NDARJA QENKA E VETMJA…”/ Elia Zaharia reagon për divorcin me Princ Lekën – AlpeGossip
“NDONJËHERË NDARJA QENKA E VETMJA…”/ Elia Zaharia reagon për divorcin me Princ Lekën

“NDONJËHERË NDARJA QENKA E VETMJA…”/ Elia Zaharia reagon për divorcin me Princ Lekën

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” Elia Zaharia ka folur për ndarjen me Princ Lekën duke konfirmuar se kanë nisur procedurat për divorc.

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan ajo.