GARA E SHEFAVE TË VEGJËL/ Renato Mekolli zbulon detajet e emisionit të ri për fëmijë – AlpeGossip
GARA E SHEFAVE TË VEGJËL/ Renato Mekolli zbulon detajet e emisionit të ri për fëmijë

GARA E SHEFAVE TË VEGJËL/ Renato Mekolli zbulon detajet e emisionit të ri për fëmijë

Renato Mekolli do të vijë shumë shpejt me një emision gatimi për fëmijë, ku dy grupe do të garojnë kundër njëri-tjetrit.

I kontaktuar nga Revista Who, ai ka treguar se ka zgjedhur t’i quajë skuadra e domateve dhe skuadra e specave.

Çdo javë do ketë konkurrentë të rinj dhe çdo puntatë e emisionit do të rezervojë një fitues, megjithatë dhe ai që humbet do të ketë mundësinë t’i vendosë një dënim shef Renatos, nga inati i largimit.

Fituesi i çdo jave do të zgjidhet nga publiku dhe jo nga vetë ai. Formula e programit është e gjitha e ideuar nga vetë Renato.