Prej vitesh në Turqi/ Ami dhe Ermali ndryshojnë destinacionin e pushimeve (FOTO) – AlpeGossip
Prej vitesh në Turqi/ Ami dhe Ermali ndryshojnë destinacionin e pushimeve (FOTO)

Prej vitesh në Turqi/ Ami dhe Ermali ndryshojnë destinacionin e pushimeve (FOTO)

Prej disa vitesh Ami dhe Ermali kishin një destinacion të preferuar për të kaluar pushimet e tyre. Ishte pikërisht Turqia dhe komplekset që gjenden aty, të cilat të ofrojnë shumë komoditete kryesisht kur ke edhe fëmijë të vogël.

Këtë vit çifti duket se ka ndryshuar destinacion dhe po vizitojnë më shpesh Greqinë.

Muaj më parë ka qenë Ami e cila ka postuar foto dhe video në rrjetet sociale në shtetin helen. Kjo gjë ka ndodhur sërish ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, ku Ami ka postuar pamje të hotelit ku do të qëndrojnë.

Këto pushime vijnë fill pas disa ditëve që dyshja kaloi me Elvana Gjata dhe Almeda Abazin në Francë, dhe një vizite të shkurtër në Valbonë.