Capital T pret flokët dhe fshin të gjitha postimet: Ky është veç fillimi! (VIDEO) – AlpeGossip
Capital T pret flokët dhe fshin të gjitha postimet: Ky është veç fillimi! (VIDEO)

Capital T pret flokët dhe fshin të gjitha postimet: Ky është veç fillimi! (VIDEO)

Reperi shqiptar i ka lënë pa fjalë fansat e tij, pasi ka fshirë të gjitha postimet në Instagram.

Por, paraprakisht reperi prishtinas ka lajmëruar se do të sjellë një projekt të ri, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.

“Veç fillimi”, titullohet projekti i Capital T, të cilën e ka shoqëruar edhe me video, por për të cilin nuk ka dhënë detaje, duke bërë konfuzë kështu fansat nëse bëhet fjalë për një klip, apo një dokumentar rreth karrierës së tij, të paralajmëruar tash e një vit.

Këtë të fundit e ka realizuar video kompania e mirënjohur kosovare, Imagine Films.

Në këtë video, ai vjen me një ndryshim drastik, pasi vendos të presë flokët e tij, të cilat ka kohë që kanë qenë pjesë e stilit të tij.