Sipas Olta Gixharit, mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “Big Brother VIP” do e linte Kiara Tito. Këtë e ka shprehur mëngjesin e sotëm teksa bisedonte me Dea Mishel dhe Nita Latifin në momentin që po bënin make-up-in.
Aktorja e njohur tha se nga surprizat kuptoi që Kiara do largohej mbrëmë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Edhe Dea ndau të njëjtin mendim teksa Olta vazhdoi duke thënë se cikli i Luiz Ejllit dhe Kiarës ka mbaruar sepse tani ka nisur një romancë e re, me Krist Aliajn dhe Keisi Medinin.
“Na e prishi Bledi dje muhabetin. Nga surprizat nga gjërat dje do dilte Kiara. Bledi e kishte problem ta priste verdiktin. Nuk e ka pasur të lehtë. Bledi s’duhet të kishte aq frikë. Ai ishte lojtar i ri. Cikli i këtyre ka mbaruar. Ka filluar një romancë e re. Me radhë janë gjërat. Erdhi Eva Alikaj, do iki Valbona. Gjërat kuptohen qartë. Bledi do rrinte, Kristi do bënte romancën”, tha Olta.