E tradhëtoi sërish? Ja çfarë bëri Khloe Kardashian kur pa Tristan të dalë nga klubi me dy brune (FOTO) – AlpeGossip
E tradhëtoi sërish? Ja çfarë bëri Khloe Kardashian kur pa Tristan të dalë nga klubi me dy brune (FOTO)

E tradhëtoi sërish? Ja çfarë bëri Khloe Kardashian kur pa Tristan të dalë nga klubi me dy brune (FOTO)

Në orën e para të mëngjesit të së enjtes, basketbollisti i NBA-së, Tristan Thompson u fotografua duke dalë nga një lokal në Kaliforni, i shoqëruar nga dy brune.

Mirëpo Khloe nuk do t’ia dijë aspak, pasi është shumë e dashuruar me të atin e vogëlushes së saj. Ajo u pa të premten shumë e lumtur me Tristan Thomspon, teksa po shkonin në ditëlindjen e mikeshës së ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Tristan dhe Khloe ecnin dorë për dore dhe ishin të pandashëm gjatë gjithë natës.

Në prill, Tristan u filmua duke puthur një femër të quajtur Lani Blair në një klub nate. Video u publikua vetëm pak ditë para se Khloe Kardashian të sillte në jetë fëmijën e tyre të parë.